Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço komentoi fjalën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla gjatë bilancit vjetor këtë të enjte.
I ftuar në “Tirana Live”, ai u shpreh se Balla e zgjoi Policinë e Shtetit, pasi ka qene e angazhuar në 6-mujorin e fundit. Mirëpo, Karamuço theksoi se ka ende shumë ngjarje të pazbardhura, që nga gjetja e Ervis Martinajt dhe deri ngjarja në Don Bosko.
“Duhet thënë se sezoni turistik u mbyll me shumë pak ngjarje të vogëla dhe sporadike që nuk e kanë dëmtuar imaazhin e Shqipërisë. Thënë kështu që policia ka qene e angazhuar në 6-mujorin e dytë.
Sfidë e policisë për 2024 do të jetë gjetja e Martinajt dhe shumë ngjarje të tjera si vrasja e dy personave në Sarandë, apo ngjarja në Don Bosko. Një tjetër ngjarje është goditja e Top Channel që është ende e pazbardhur. Polica këto ngjarje i mban nga viti në vit dhe duhet bërë kujdes, pasi janë bërë një mal me dosje të pezulluara dhe duhen zbardhur.
Sa i përket ngjarjes së 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër protestues, për të cilën ministri Balla zbuloi se pas 2 ditësh niset për në Itali predha që vrau Aleks Nikën, Karamuço deklaroi se duhet përgjegjëshmëri nga ana e policisë, sepse janë vonuar gjithë këto vite për të kryer ekspertime. “Çfarë na ka vonuar gjithë këto vite, për të kryer ekspertime të tjera për këtë predhë. Nuk e di pse bëhet tani, a ka përparime teknologjike në Itali? Megjithatë, policia gjatë këtyre viteve do të duhet të kishte treguar më shumë përgjegjëshmëri”.
Ndërsa, për policët që duhet të plotësojnë formularin, ku tregojnë nëse kanë përdorur aplikacionet “Sky” dhe “Encrochat”
“Tashmë i përket Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë që të kryqëzojnë të dhënat. Nëese janë vetë të përmendur nga komunikimi apo janë vetë përdorues. Sepse komunikimi ka abonent, bënin një pagesë dhe ndiqnin disa hapa.
Edhe diçka tjetër, që ministri Balla nuk e zbuloi, ai do të ketë pas disa ditësh një takim shumë të rëndësishëm në Hagë dhe të shohim se çfarë do t’i jap Europoli”./abcnews.al