Skuadra e Leçes ka arritur të barazojë shifrat në 1-1 kundër Milanit, me anë të një penalltie. Një krosim në zonë në minutën e 62-të përplaset në dorën e mbrojtësit Conti, i cili tentoi ta largojë topin me kokë.
Arbitri, pasi konsultohet me VAR, akordon penallti dhe Babacar merr përsipër ekzekutimin e saj. Sulmuesi gjuan në të majtë të Donnarummës dhe portieri italian e kupton, duke e pritur, por topi i rikthyer shkon sërish në këmbët e Babacar, që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë./abcnews.al
Serie A
Milan – Lecce 1-1
Calhanoglu 20′ / Babacar 64′
Milan vs Lecce
1-1 #MilanLecce #mil #Lecce #SofaScore pic.twitter.com/mxr22rxNpI— HARI HIDAYAT (@haryhidayat) October 20, 2019