Interes për kostumet tradicionale në Gjirokastër/ Të huajt realizojnë foto me veshjet e traditës

schedule16:07 - 3 Janar, 2024

schedule 16:07 - 3 Janar, 2024

Krahas historisë, arkitekturës e monumenteve, Gjirokastra po tërheq vëmendjen e të huajve të cilët e vizitojnë edhe me kostumet tradicionale.
Kjo vajzë është ndër turistet e shumta të cilat shfaqin interes për veshjet popullore.

Veshur me kostume ato realizojnë fotografi në zonën muzeale duke marrë prej qytetit të gurtë një kujtim ndryshe.

Dashi Hide, fotograf thotë se turistët kërkojnë edhe të njihen me vlerat që mbartin këto kostume shekullore.

Setet fotografike me veshjet e traditës shihen si një tjetër mënyrë për të promovuar qytetin, pjese e trashëgimisë botërore të UNESCO-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!