Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masat e sigurisë kundër zjarreve, Balla urdhëron inspektime në shkallë vendi

schedule15:54 - 3 Janar, 2024

schedule 15:54 - 3 Janar, 2024

Nga 4 Janari do të ketë një inspektim në shkallë vendi të masave dhe mjeteve për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi. Ky është urdhri i ri i dhënë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Në ushtrim të kompetencave si Ministër i Brendshëm për orientimin e zbatimit të politikave të veprimtarisë së shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, kam udhëzuar sot një inspektim në shkallë vendi të masave dhe mjeteve për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, njësitë e MZSH-së në çdo bashki, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe inspektoratet e mbrojtjes së territorit në çdo bashki janë udhëzuar sot të kontrollojnë prej nesër dhe në mënyrë periodike masat dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri në çdo objekt, me kritere specifike sipas nivelit të rrezikut.”, shkruan ministri Balla.

Ku vendim vjen disa ditë pas rënies së zjarrit në qendrën tregtare në Lushnje, duke rrezikuar shumë banorë që jetojnë në pallatin shumëkatësh, në të cilën ndodhet qendra tregtare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!