Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari në Himarë

schedule12:45 - 3 Janar, 2024

schedule 12:45 - 3 Janar, 2024

Një 26-vjeçar ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Si pasojë, i riu nga Himara ka rënë në prangat e policisë, në mënyrë flagrante jashtë banesës së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin 26 vjeç, banues në Himarë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme./abcnews.al