Plagosja pranë xhamisë në Tiranë/ Policia në kërkim të autorit, konflikti kishte nisur më herët

schedule12:10 - 3 Janar, 2024

schedule 12:10 - 3 Janar, 2024

Pavarëisht se kanë kaluar dy ditë nga plagosja e Agim Jazajt, policia ende nuk ka mundur të arrestojë autorin 36-vjecarin Saimir Xhafa.

Informacionet e mbledhura edhe nga dëshmitarët nuk e kanë ndihmuar policinë për gjetjen e Xhafajt.

Policia ka dyshime se konflikti mes dy personave ka nisur më herët se ditën e ngjarjes, pasi sipas disa dëshmive, i plagosuri ka debatuar me fjalë me autorin Saimir Xhafa.

Hetuesit gjatë kontrollit të makinës së autorit nuk ka konstatuar sende të tjera të kundraligjshme e po ashtu edhe në banesën e tij në zonën e Kodrës së Prifiti.

AbcNews mëson se deri më tani i plagosuri nuk ka dhënë dëshmi para hetuesve pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është e qëndrueshme, dhe e ka të pamundur që të flasë. Por nga dëshmitë e tjera të administruara është zbuluar fakti se mes dy personave ka pasur njohje të mëparshme.

Ditën e ngjarjes të dy kanë qenë në xhaminë Xhura ku nga kamerat e sigurisë evidentohet fakti që ata komunikojnë në distancë më njeri-tjetrin. Më pas i pari që ka dal nga xhamia ka qenë 51 vjecari Agim Jazaj ku pasi ka mbaruar ritaulin e faljes në xhami ka qëndruar për disa minuta tek stolat. Pak çaste me pas nga xhamia del edhe autori Saimir Xhafa ku sipas policisë konflikti ka vijuar në rrugë, zonë kjo e pambuluar me kamera sigurie.

Sipas policisë, autori 36 vjecar i ka shkuar me armë në dorë 51-vjecarit ku fillimisht ka qëlluar në asfalt duke kryer qitje të çrregullta. Pas këtyre qitjeve dhe sherrit verbal autori ia ka drejtuar armën duke e qëlluar 3 herë Agim Jazajn. Pas të shtënave ai është larguar më armën e krimit e ndërsa të plagosurit i është dhënë ndihma e parë nga personat që ishin në afërsi të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!