FOTO/ Autori i plagosjes së 51-vjeçarit në kryeqytet, policia ofron 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për kapjen e tij

schedule14:08 - 1 Janar, 2024

schedule 14:08 - 1 Janar, 2024

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 51-vjeçarit Agim Jazaj, ngjarje e ndodhur mesditën e së hënës në afërsi të xhamisë “Xhura” në kryeqytet.

Autori është Saimir Xhafa, për të cilin uniformat blu kanë publikuan edhe foton e tij, teksa kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për të dhënë informacion në lidhje me kapjen e tij.

Policia ka vendosur një shpërblim prej 5 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Jazaj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes, që është rrethuar nga policia, ishte i praniashëm edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

(Agim Jazaj; i plagosuri)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!