VIDEO/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, pamje nga vendi i ngjarjes

schedule12:41 - 1 Janar, 2024

schedule 12:41 - 1 Janar, 2024

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e së hënës në Tiranë ne zonën e Porcelanit.

Ai është qëlluar me pistoletë teksa po qëndronte pranë një xhamie.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamisë së Xhurës tek “Oxhaku”.

I plagosur ka mbetur një 58-vjeçar. Në vendin e ngjarjes, që është rrethuar nga policia, ka mbërritur edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

“Policia ka rrethuar edhe vendin ku ka ndodhur ngjarja. Kemi mundur të mësojmë meeosjme se i plagosur ka mbetur një 58-vjecar, autori dyshohet se e ka qëlluar me pistoletë, një plumb e ka kapur dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri në këto momente, nuk kemi informacion të tillë, pasi ndodhet në spital, nuk e dimë nëse është marrë në pyetje, pritet një njoftim nga ana e policisë. Dyshohet se është qëlluar drejt këtij personi me dy plumba. Ka pasur banorë të tjerë në zonë, por ai ka lëvizur i vetëm, sapo kaloi në trotuar, është qëlluar dhe një plumb e ka kapur në trup. Nga një komunikim me banorë të zonës, kemi mësuar se ai frekuentonte shpesh xhaminë, por nuk ishte person problematik”, raportoi gazetari Leka./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!