Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë pretendimin e Afrikës së Jugut se Izraeli po kryen gjenocid në luftën e tij kundër Hamasit.
Komentet e Netanyahu erdhën pasi Afrika e Jugut paraqiti një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të premten për të filluar procedurat mbi akuzat për gjenocid, shkruan CNN.
“Do të doja të them një fjalë për akuzën e rreme të Afrikës së Jugut se Izraeli po “kryen gjenocid”. Jo, Afrika e Jugut, nuk jemi ne që erdhëm për të kryer gjenocid, është Hamasi. Ata do të na vrisnin të gjithëve nëse do të mundeshin,” tha ai, duke shtuar se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po veprojnë në “mënyrën më morale.
Ai vazhdoi të akuzonte Afrikën e Jugut se kishte paraqitur vetëm çështjen për shfaqje dhe renditi konflikte të tjera ku tha se vendi nuk ndërmori hapa për të ndërhyrë./abcnews.al