Xi Jinping: Kina do të konsolidojë dhe përmirësojë rimëkëmbjen ekonomike në vitin 2024

schedule20:22 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 20:22 - 31 Dhjetor, 2023

Presidenti i kinez, Xi Jinping tha të dielën se Kina do të konsolidojë dhe përmirësojë trendin pozitiv të rimëkëmbjes së saj ekonomike në vitin 2024 dhe do të mbështesë zhvillimin afatgjatë ekonomik me reforma më të thella.

Në një fjalim televiziv, Xi deklaroi se Kina do të thellojë reformat për të forcuar besimin në ekonomi, shkruan Reuters.

“Kina do të konsolidojë dhe përmirësojë trendin pozitiv të rimëkëmbjes ekonomike dhe do të arrijë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, theksoi Xi.

“Ne duhet të thellojmë tërësisht reformën dhe hapjen, të rrisim më tej besimin në zhvillim, të rrisim vitalitetin ekonomik dhe të bëjmë përpjekje më të mëdha për të promovuar arsimin, promovuar shkencën dhe teknologjinë dhe kultivimin e talenteve.”, shtoi presidenti i Kinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!