Në përfundim të seancës plenare, mbrojtësi ligjor i ish kryeministrit tha se përfundimisht u pranua kërkesa e SPAK.
“Përfundimisht u pranua kërkesa e SPAK, mbetet arrest në shtëpi dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit. Kërkesën e depozituam dje me postë, gjykata nuk u shpreh për ta pranuar ose jo.
Shqetëuese është fakti që ky vendim shoqërohet me ndalimin e komunikimit për një deputet. SPAK duhet të kishte marrë autorizim nga kuvendi për kete masë. Gjykata do japë një shkurtim vendimi, ekzekutimin e bën SPAK. Vendimi ishte i thatë, komunikim vetëm me familjarët në banesë.
Berisha ndodhet në banesë. E specifikoi në mbikëqyrje policore, kaq ka dhënë. Kjo është ekstraligjore, asnjëherë arresti i shtëpisë nuk shoqërohet me mbikëqyrje.” tha Gjokutaj.