“Ekonomia ka nevojë të profilizohet”/ Isaj: Duhen reforma në sektorët prodhues. Beqiri: Të tërheqim investitorë të huaj në bujqësi

schedule20:35 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 20:35 - 29 Dhjetor, 2023

Ekspertja e ekonomisë, Brunilda Isaj thotë se ekonomia shqiptare duhet të profilizohet.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Isaj u shpreh se duhet të ndërmerren reforma në sektorët prodhues.

“Sektorë të caktuar kanë marrë vëmendje të shtuar, folëm për turizmin, turizimi do të jetë inicimi që sektorët e tjerë të marrin zhvillim. Ekonomia jonë ka nevojë që të profilizohet, kemi qenë ekonomi në tranzicion, kemi sektorë të caktuar si ndërtimi, pati një bum, është spostuar tashmë, janë pasuritë e patundshme, nuk arritëm të kishim një sektor bujqësor të zhvilluar, sipas standarteve europiane.

Që të mos jetë vulnerabël ekonomia, për të pasur qëndrueshmëri, duhet që sektorët prodhues, të filojnë të ndërmerren reforma, të shihen me një sy të reformuar. Kemi shembuj në Ballkanin Perëndimor dhe të sjellim atë mbështetjen e duhur për ekonominë, që të mos të ketë luhatje të sektorëve të caktuar. Për turizimin, duhet të ruajmë cilësinë e shërbimeve”, theksoi ajo.

Ndërsa, eksperti Gent Beqiri nënvizoi se duhet të tërheqim investitorë të huaj edhe në bujqësi. Sipas tij, duhet vëmendje e shtuar ndaj këtij sektori.

“Ka një ndjesi më tepër pozitive. Investimet e huaja në të gjithë globin, përfshirë jugun e Azisë, si pasojë e konjukturave dhe nevojave të tregut të teknologjisë, investimet e huaja kanë rënë. Performanca jonë është pozitive dhe e kënaqshme. Duhet të kemi një lloj diversifikimi. Turizimi, pavarësisht se kemi brande që nuk i kemi pasur kurrë, tendenca është pozitive, por duhet të shohim patjetër në sektorin prodhues edhe në bujqësi.

Duhet të tërheqim investime të huaja në bujqësi. Tregu, çmimet i ka rritur tej mase. Duhet të ketë investime të huaja edhe në këtë drejtim. Ka nevojë që në këtë aspekt të ketë subvencionim. Duhet të kemi një vëmendje. Duhet vëmendje e shtuar”, deklaroi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!