Skena të ngjashme i kemi parë vetëm në filma, por mesa duket ato ndodhin edhe në realitet. Një djalë i ri rreth të 20-ave nga Algjeria është fshehur në kompartamentin ku qëndrojnë në rrotat e e para të një aeroplani dhe ka fluturuar drejt Parisit në kushte të pazakonshme.
Ai është gjetur i gjallë nga stafi i aeroportit pa një mjet identifikues dhe është dërguar menjëherë në spital pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të hipotermisë.
Avionët komercialë fluturojnë në një lartësi prej 9 km deri në 12 km nga toka dhe në një lartësi të tillë ka mungesë të oksigjenit dhe temperatura që arrijnë deri në -50 gradë celcius.
Sipas të dhënave nga Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara, 132 persona kanë fluturuar të fshehur në rrotat e para të avionëve nga vitit 1947 deri në vitin 2021, por shumica e tyre kanë humbur jetën për shkak të mungesës së oksigjenit dhe kushteve atmosferike.
Në prill të këtij viti , një rast i ngjashëm me atë të parisit u rregjistrua në aeroportin e Amsterdamit ku një burrë kishte fluturuar i fshehur mes rrotave të avionit nga Toronto, por aeroplani ishte nisur më pare nga Nigeria, prej ku besohet se ishte fshehur edhe personi që u gjet nga ekipi i aeroportit./abcnews.al