Kontrabandonin bagëti nga Mali i Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër, procedohen dy persona në Shkodër

schedule09:56 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 29 Dhjetor, 2023

Dy persona janë proceduar penalisht në Shkodër, pasi dyshohet se i kishin kontrabanduar 33 krerë bagëti te imëta nga Mali i Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

“Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Hot dhe për shtetasin malazez 31 vjeç, pasi u kapën në flagrancë, në fshatin Bardhaj, me 33 krerë bagëti te imëta që dyshohet se i kishin kontrabanduar nga Mali i Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!