Shqiptaro-australiania që nuk harron rrënjët e saj: Më pëlqen byreku dhe bakllavaja, babai i gatuan shpesh

schedule09:17 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 09:17 - 29 Dhjetor, 2023

Adile Hoxha është një shqiptaro-australiane me një histori shumë të veçantë jete. Babai i Adilës është shqiptar, ndërsa nëna filipinase. Ata kanë një histori të bukur dashurie, pasi babai ka qene i martuar më herët me një holandeze dhe më pas njohu nënën e Adilës.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ndau detaje për jetën e saj dhe zbuloi se i disa nga traditat shqiptare i trashëguar. Madje, i pëlqen shumë dhe ushqimi jonë vendas.

Po gjyshi im është Daut Hoxha, ai ka jetuar në Çamëri. Unë kam tre vellezër, babai ishte mësuar përpara dhe ky është nipi im. Unë kam dhe një djalë, të cilin e kam bërë në moshën 17-vjeçare.

Unë kam emrin e gjyshes sime, Adile Hoxha. Unë punoj në digital marketing dhe social media. Kam bërë dhe shumë punë të tjera, si CEO, kam pasur dhe një biznes në Filipine dhe shumë punë të tjera.

Unë kam studiuar për psikologji dhe shkenca politike në Sidnei të Australisë.

Kam dy motra dhe tre vellezër të tjerë, ata janë gjysmë shqiptarë dhe gjysmë holandezë. Kemi goxha diferencë në moshë me njëri-tjetrin.

Më pëlqen shumë byreku, babai im gatuan kos, fasule dhe për ëmbëlsirat më pëlqen shumë bakllavaja”, u shpreh Adila./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!