‘Shpërthime po dëgjohen në Kiev’, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, pasi sulmet ajrore në qendrat urbane në të gjithë Ukrainën shkaktuan shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin.
Sipas autoriteteve, Kharkiv (verilindje), Lviv (perëndim) dhe Odesa (në jug) janë ndër gjashtë qytetet e shënjestruara nga sulmet ajrore ruse. Një alarm mbarëkombëtar është shpallur rreth orës 08:00.
Tre persona kanë mbetur të plagosur në Konotop të lagjes Sumi, ku është goditur një pallat i madh.
Në Kharkiv, të paktën dhjetë sulme u nisën në dy valë. Sipas guvernatorit ushtarak Oleg Sinegubov, nuk u raportuan viktima.
Në Odessa, një pronë u dëmtua, por zjarri që u shkaktua u kontrollua shpejt, tha kryebashkiaku Hennadi Trukhanov.
Në Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore që rrallë herë është në shënjestër, kryebashkiaku Andriy Sandovy raportoi “dy goditje” gjatë një sulmi në distrikt nga një total prej “dhjetë Shahed”./abcnews.al