Konfindustria: Grupe monopoliste Shqipëri-Kosovë të lidhur me politikën, mbajnë mbyllur tregun

schedule11:41 - 20 Tetor, 2019

schedule 11:41 - 20 Tetor, 2019

Konfindustria shpreh shqetësimin për ngadalësimin e procesit të krijimit të tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Në këtë kontekst Administratori i Pergjithshem Gjergj Buxhuku, permes nje njoftimi per shtyp, mbështet deklaratat e kreut të partisë fituese të zgjedhjeve në Kosovë, “Levizjes Vetvendosja”, për domosdoshmërinë strategjike të jetësimit sa më të shpejtë të tregut të përbashkët kombëtar.

Pavarësisht shfaqjeve politike ndërmjet dy qeverive, Buxhku shprehet, se jo vetëm nuk është shënuar përparim, por janë bërë hapa mbrapa.

Sipas Konfindustrias nje numër i madh i marrëvshjeve ndërqeveritare kanë mbetur të pazbatuara nderkohe janë shtuar pengesat e natyrave “fizike”, inspektoriateve, licencave, lejeve, etj.

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrias deklaron se ka pëpjekje të qarta nga grupe monopoliste të lidhura me vendimarrjen politike në të dy shtetet, që të mbajnë mbyllur tregjet përkatëse, duke marrë shpeshherë edhe pamjen e një lufte tregtare të mirëfilltë./abcnews.al