Kumbaro prezanton taksforcën e re: Të gjitha subjektet turistike do përmirësojnë strukturën e ujërave ndotëse

schedule13:52 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 13:52 - 28 Dhjetor, 2023

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka prezantuar taksforcën e re, përmes së cilës të gjitha subjektet turistike do përmirësojnë strukturën e ujërave ndotëse.

Gjatë konferencës pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo theksoi se ky proces është tepër pozitiv, pasi me shtimin e numrit të turistëve do të shtojë më shumë lehtësira.

“Qeveria ka vendosur të realizojë një taksforcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin, shëndetësimin e të gjitha subjekteve turistike për të përmirësuar strukturën e ujërave ndotëse, që shkaktohen në ujërat larës që mund të jenë në det, lumenj apo liqen, duke pasur parasysh strukturën akomoduese turistike janë të shtrira në këto zona. Përmirësimi sipas agjencisë europiane të mjedisit krahasuar me vitet e shkuara është shumë i rëndësishëm, shumë i dukshëm në shifra. Ky është një proces me ndryshime, pasi me shtimin e turistëve, një pjesë e madhe këtyre lëvizjeve turistike qarkullojnë në strukturat e këtij shërbimi si bare, restorante, resorte apo hotele përgjatë ujërave larës. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur një taksforcë të tillë në bashkëpunim me të gjitha subjektet private dhe po ruajmë standardet me trajtimin e ujërave ndotës”, u shpreh Kumbaro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!