“Nuk kam frikë nga kërcënimet e opozitës”, Vuçiç: Fatin tim do ta vendosë historia dhe qytetarët e Serbisë

schedule20:04 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 20:04 - 27 Dhjetor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk i frikësohet kërcënimeve që i drejtohen nga përfaqësuesit e opozitës dhe se nuk do të fshihet kurrë sepse siç tha ai, është zgjedhur nga populli.

Këtë, presidenti e tha duke komentuar deklaratën e Zdravko Ponosh, kandidat nga lista “Serbia kundër dhunës”, se “Vuçiçit nuk i ka mbetur shumë dhe do të përfundojë në humnerë”, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç tha se e dëgjon çdo ditë dhe se i kupton dhe se nuk e ka të qartë se me çfarë po e kërcënojnë.

“Edhe atë mbrëmje kam qenë në Presidencë, kam dalë më herët nga Presidenca dhe kam ardhur kur kam dëgjuar se po bëjnë mrekulli 50 metra larg. Dhe sa herë që jam në Kryesi dhe kur e kanë rrethuar kam qenë aty. Flas për një pasazh sekret që kam kaluar atje, ekziston, por nuk e kam parë kurrë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!