Torino, Vojvoda: Sa emocione për 100 ndeshje me këtë fanellë

schedule19:24 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 19:24 - 27 Dhjetor, 2023

100 paraqitje me fanellën e Torinos për Mergim Vojvodën. Mbrojtësi kosovar ka folur për këtë arritje për “Toro Channel”.

“Ishte një emocion i madh, ndjeva krenari edhe nga ana e familjes sime, nuk është një gjë e lehtë të arrihet me një ekip të vetëm. Debutimi im kundër Fiorentinës në vitin 2020? Për fat të keq nuk kishte tifozë sepse ishte periudha e COVID.

Goli më i mirë? Ishte në Kupën e Italisë, e parë kundër Parmës. Ishte një emocion i madh. Asistimi? Bëra një pasim të bukur në Leçe për Vlasic dhe më pas një takë për Schuurs, ishin asistime të bukura për t’u parë. Qëllimi është të bëj më shumë asistime dhe të shënoj më shumë, unë punoj për këtë.

Objektivi? Qëllimi është të bëj më shumë asistime dhe të shënoj më shumë, unë punoj shumë për këtë. Do të doja të shënoja 5 gola dhe të bëja 6-7 asistime”, është shprehur ndër të tjera Vojvoda./h.ll/abcnews.al