“Targat dhe marrëveshja e energjisë janë detyrim për Serbinë”, Haziri për protestat e studentëve në Beograd: Janë traditë

schedule16:29 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 16:29 - 26 Dhjetor, 2023

Qeveria e Serbisë mori vendim që nga data 01.01.2024 të lejojë qarkullimin e targave të Republikës së Kosovës (RKS) edhe në territorin e saj.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri deklaroi se targat dhe marrëveshja e energjisë janë një detyrim për Serbinë.

“Në fakt është obligim i shtetit serb, jo vetëm çështja e targave, por dhe marrëveshja e energjisë. Tashmë, arriti që Serbia të sjellë një vendim të rëndësishëm për ta.

Nëse e merr me numra, marrëveshja e 2021 u zbatua, pritet të implimentohet në 1 janar. Marrëveshja tjetër është ajo e 2013. Tani pretendohet që me këtë draft dokument, Kosova të ecë para.

Në fakt reagimi i kryeministrit të Kosovës para 3 ditësh ishte një reagim për një ndryshim të ri. Tani pritet një konfirmim nga zoti Kurti pas tre vitesh dhe është tepër vonë”.

Sa i përket protestave të studentëve të hënën në Beograd, pas një nate të tensionuar ku qindra demonstrues u përpoqën të hynin në kuvendin e kryeqytetit dhe u përleshën me forcat e rendit, Haziri u shpreh:

“Tani këtu janë reagime pas zgjedhore, nuk janë për herë të parë në Serbi, besoj janë të menaxhueshme. Ata kanë një lloj tradite, siç ndodhi në rastin e Shqipërisë në vitin 1997.

Mendoj që në Serbi ndodhin në mënyra të tjera. Mendoj që po i lënë njerëzit të shfryhen përpara festave. Nëse studenttë janë konsistentë, atëherë pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më tej”./abcnews.al