Irani: Do të hakmerremi për vrasjen e oficerit të lartë në një sulm ajror të izraelitëve në Siri

schedule23:26 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 23:26 - 25 Dhjetor, 2023

Teherani ka kërcënuar se do t’i përgjigjet vrasjes së një oficeri të lartë të Gardës Revolucionare iraniane në Siri.

Razi Mousavi, këshilltar i lartë ushtarak në Siri, u vra në një sulm të supozuar izraelit pranë Damaskut.

Mousavi ishte përgjegjës për koordinimin e aleancës ushtarake midis Iranit dhe Sirisë, dhe besohet të ketë qenë i përfshirë në përpjekjet e Teheranit për të armatosur militantët në zonë, duke përfshirë lëvizjen libaneze Hezbollah.

Regjimi uzurpues dhe barbar sionist do të paguajë për këtë krim”, njoftoi IRGC.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!