Një 21-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Lezhës. Xhovani Përlleshi plagosi 18-vjeçarin Rafaelo Lleshi pasi u konfliktuan për motive të dobëta.
Në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhẽs, Xhovani Përlleshi ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit Rafaelo Lleshin.
I plagosuri, aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë 21-vjeçarin Përlleshi, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “./abcnews.al