Një person rreth 35 vjeç është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij në Fushë Mamurras.
Gazetari Ahmet Zani raporton se 35 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Policia e Kurbinit ndodhet në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe personat që kanë kryer plagosjen./abcnews.al