“Ku po shkon Bosnje dhe Hercegovina?” Milorad Dodik: Shpërbërja e saj, çështje kohe!

schedule19:10 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 19:10 - 23 Dhjetor, 2023

“Është vetëm çështje kohe, Bosnja Hercegovina do të shpërbëhet”, kështu është shprehur presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Ai ka theksuar se ‘Asambleja Kombëtare e Republikës Srpska mori të gjitha vendimet e duhura për statusin e saj të pavarur’.

Gjithashtu shton se tashmë mbetet vetëm të presin se kur e gjitha kjo të realizohet.

“Ku po shkon Bosnja dhe Hercegovina? Kjo është pyetja që duhet të shtrohet. Ajo do të shpërbëhet, është vetëm çështje kohe kur kjo të ndodhë”, shprehet ai.

/abcnews.al/