Manchester United është mposhtur nga West Ham me shifrat 2-0.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë pa gola, ndërsa në të dytën ishte momenti që vendasit të ndëshkonin miqtë.
Në minutën e 72’ vjen goli i parë, me Bowen i cili u shënon “djajve”. Por nuk vonoi shumë, dhe West Ham dyfishon shifrat duke shënuar me anë të Kudus, dhe këtë herë përsëri Paqueta i cili asistoi për herë të dytë.
Me këtë humbje, Manchester United renditet në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa West Ham në vendin e gjashtë me 30 pikë./h.ll/abcnews.al