Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mashtrime dhe punime ndërtimi pa leje, arrestohen dy persona në Shkodër

schedule13:24 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 13:24 - 22 Dhjetor, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për vepra penale të ndryshme.

Mësohet se njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim për “Mashtrim” dhe është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ndërsa, tjetër ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Hani i Hotit ndaluan shtetasin 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin 42 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse“, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!