Ndezi tymuese në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës

schedule12:23 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 12:23 - 22 Dhjetor, 2023

PS kërkon masë disiplinore për Flamur Nokën për kaosin që shkaktoi në Kuvend gjatë seancës së të enjtes, ku u miratua kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Masa disiplinore pritet që të bëhet sipas ndryshimeve të rregullores. Deputetët që prishin prishin rendin dhe qetësinë në seancë përjashtohen deri në 60 ditë në bazë të shkeljes.

“Flamur Noka do të mbajë përgjegjësi përpara Komisionit të Etikës. Sipas rregullores së re tashmë të hyrë në fuqi, hedhja  e mjeteve piroteknike përfshihen tek ndëshkimet më të rënda, deri në 60 ditë përjashtim. Megjithatë, nuk është e thënë që komisioni të japë 60 ditë përjashtim edhe pse Noka ka rekorde të përsëritura në aksionet e bllokimit të seancës plenare”, raportoi gazetarja Esiona Konomi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!