Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Futbolli nuk është në shitje”, Super Leauge “ndan” opinionin sportiv ndërkombëtar

schedule11:36 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 11:36 - 22 Dhjetor, 2023

Super League po, Super League jo. Vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane që ligjërisht i hapi rrugën kësaj ideje të lindur dy vite më parë ka ndarë në dysh opinionin sportiv botëror. Kjo duket qartë në titujt kryesorë të mediave më të mëdha sportive ndërkombëtare.

Të përditëshmet italiane nënvizojnë faktin që vendimi i drejtësisë evropiane pritet të krijojë skenarë të rinj, që mund të ndryshojnë futbollin, por nga ana tjetër tregojnë se si ideatorët kanë mbetur vetëm.

Nuk ka ndasi në mediat angleze. Titulli “Futbolli nuk është në shitje” shoqëruar me fotot e protestave të tifozëve shfaqet në disa prej të përditëshmeve britanike.



Ato gjithashtu, i japin zë edhe vendimit të qeverisë në vend për të ndryshuar ligjin e sportit. Që pas “Brexit”, qeveria angleze nuk është e detyruar të zbatojë ligjet europiane dhe pritet që me ligj të pengojë klubet e saj që të marrin pjesë në kompeticione që nuk organizohen nga UEFA.

Më i fortë është reagimi i mediave franceze. Prestigjozja “L’Equipe” nuk përdor lojra fjalësh teksa e quan Super League-n, si “Liga e Mashtrimit”.

Në Spanjë duket qartë lidhja e disa prej gazetave më të mëdha sportive me Real Madrid dhe Barcelona-n, mbështetësve të mëdhenj të Super League. Disa flasin për një fitore të madhe, ndërsa të tjera shkojnë larg, duke projektuar një futboll ndryshe në të ardhmen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!