Taksa për WhatsApp-in i vë “flakën” Libanit

schedule11:55 - 19 Tetor, 2019

schedule 11:55 - 19 Tetor, 2019

Libani është përfshirë nga protestat pas lajmit për vendosjen e një takse për përdorimin e WhatsAap. Me mijëra protestues qëndrojnë 24 orë në shesh duke bllokuar rrugët kryesore dhe duke i vënë flakën automjeteve.

Ishte pika që derdhi gotën, ideja për vendosjen e një takse për WhatsAap. Mijëra persona u mblodhën në rrugët e Libanit për të kërkuar rrëzimin e regjimit. Në shumë qytete të vendit manifestuesit kanë shkaktuar dhe dëme materiale, përfshirë kryeqytetin Bejrut.

Kryeministri Sad Hariri gjatë një deklarate drejtuar popullit nëpërmjet televizionit kërkoi tri ditë kohë për të kuptuar se çfarë duhej të bënte me kolegët e tij, ministrat e një qeverie të unitetit kombëtar.

Protestat në qytetet e ndryshme të vendit u zhvilluan njëkohësisht për të kërkuar fundin e sistemit aktual politik. Shkaku i parë ishte publikimi i lajmit për një taksë së re, këtë herë për përdorimin e WhatsAap. Me mijëra persona kryesisht nga zonat e varfra të Bejrutit u mblodhën në qendër të kryeqytetit me parullën: Populli kërkon rrëzimin e regjimit.

Qeveria aktuale përfshin pothuajse të gjitha partitë në vend, por manifestuesit janë treguar të prerë duke kërkuar dorëheqjen e të gjithëve në mënyrë absolute. Ata premtojnë se do të ketë protesta deri sa një gjë e tillë të ndodhë.

Në Bejrut protestuesit qëndrojnë 24 orë në rrugë duke bllokuar një pjesë të madhe të hyrje daljeve të qytetit, si dhe duke i vënë flakën automjeteve dhe kazanëve të mbeturinave./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!