Gjermania i jep Ukrainës rreth 90 milionë euro shtesë për rindërtimin e vendit

schedule14:53 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 14:53 - 21 Dhjetor, 2023

Gjermania do t’i japë Ukrainës 85.5 milionë euro shtesë, si pjesë e mbështetjes së vendit për t’i mbijetuar dimrit dhe për t’i rezistuar sulmeve ruse në infrastrukturën kritike.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme gjermane, e cila do të sigurojë fondet së bashku me Ministrinë e Ekonomisë, duke ndihmuar kështu në pagesën e pjesëve rezervë për infrastrukturën kritike energjetike dhe riparimin e pajisjeve si gjeneratorë dhe transformatorë.

Për më tepër, fondet përveç infrastrukturës kritike energjetike, riparimit të pajisjeve si gjeneratorë dhe transformatorë do të përdoren edhe për rindërtimin e Ukrainës.

/abcnews.al