Ukraina bën bilancin: Kemi vrarë më shumë se 350 mijë ushtarë rusë që nga fillimi i luftës

schedule14:20 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 14:20 - 21 Dhjetor, 2023

Rusia ka humbur 350,270 ushtarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke shtuar se numri përfshin 1,080 viktima vetëm në 24 orët e fundit.

Sipas informacioneve, forcat ukrainase kanë shkatërruar 5,828 tanke, 10,825 automjete të blinduara luftarake, 10,919 automjete, 8,226 sisteme artilerie, 932 sisteme raketash të shumëfishta, 611 sisteme të mbrojtjes ajrore, 324 avionë, 324 helikopterë, dhe 4, 6,3, nëndetëse.

Ndërkohë të dyja vendet kanë shtuar sulmet me dronë në një kohë që palët janë të priura të tregojnë se kanë ende kapacitete luftuese, teksa po shënohen gati 2 vite që nga koha kur Rusia ndërrmori sulmin ndaj Ukrainës.

Analistë të ndryshëm parashikojnë që lufta pritet të zgjasë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!