“Vendimi për Berishën, antikushtetues”, Ilir Meta: U shkelën të drejtat e deputetit

schedule13:48 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 13:48 - 21 Dhjetor, 2023

Një votim antikushtetues e ka konsideruar Ilir Meta votimin e sotëm në parlament, që zhvesh nga imuniteti ish kryeministrin Sali Berisha dhe I hap rrugë SPAK për arrestimine e tij.

Një akt i njëanshëm i maxhorancës sot në Kuvend, për heqjen e imunitetit të liderit të PD, Sali Berisha dhe dhënia e autorizimit për arrestimin e tij shënon një përshkallëzim të ri të përpjekjeve të qeverisë për asgjesimin e opozitës dhe të pluralizmit politik në këtë vend.

Ai është në vendim antikushtetues që kërkon të rikthejë, Shqipërinë në kohën e partisë shtet dhe tregues i qartë i standardeve të dyfishta që ndjek ky Kuvend dhe kjo maxhorancë. Njëkohësisht kjo është pjesë e një programi për eleminimin e opozitës reale dhe instalimin e një opozite fasadë që I bën fresk dhe shërbime këtij regjimi,” u shpreh Meta në një konferencë për mediat./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!