Feston Superliga: Mbaroi monopoli i UEFA-s, futbolli është i lirë

schedule10:54 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 10:54 - 21 Dhjetor, 2023

Superliga duket se ka fituar gjyqin me UEFA dhe FIFA, ku sot Gjykata Europiane e Drejtësisë ishte pro ankesës së Superligës. Gjykata u shpreh se UEFA dhe FIFA kanë ndërtuar një monopol, dhe se Superliga ka të drejtën e saj të konkurrojë. Pas këtij vendimi, ka folur edhe CEO i A22 Sports, kompania që synon të zhvillojë projektin e Superligës.

“Ne kemi fituar të drejtën për të garuar. Monopoli i UEFA ka mbaruar. Futbolli është i lirë, është falas. Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre”, tha Bernd Reichart, CEO i A22 Sports, kompania që synon të zhvillojë projektin e ri të stilit të Superligës, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!