Seanca plenare në Kuvend e kësaj të enjteje ka në rendin e ditës heqjen e imunitetit të Sali Berishës ndërsa deputetët demokratë, në vijimësi të aksionit opozitar, kanë paralajmëruar kaos.
Deputetët janë futur brenda në sallë dhe po përpiqen që të bëjnë pirg karriget në Foltore. Siç shihet edhe nga pamjet, Flamur Noka përplaset me gardën, pasi kjo e fundit përpiqet ta pengojë.
“Ik tutje”, dëgjohet duke i thënë Noka njërit prej gardistëve në sallë./abcnews.al