Berisha humb edhe në Kushtetuese/ Juristi Daci: Vendimet e saj asnjëherë nuk janë anti-kushtetuese

schedule20:23 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 20:23 - 20 Dhjetor, 2023

SHQIPËRI- Gjykata Kushtetuese vendosi të rrezojë padinë e 30 deputetëve të Rithemelimit e grupit Bardhi, të cilët kërkonin pezullim e masave të sigurisë ndaj Sali Berishës dhe shpalljen antikushtetuese të tyre.

Juristi Jordan Daci, i ftuar në Real Story, u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë asnjëherë kushtetuese dhe në këto kushte vendimi i saj nuk komentohet, por zbatohet.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese asnjëherë nuk janë antikushtetuese, sepse i vetmi autoritet që thotë mirë apo keq edhe nëse nuk të pëlqen është Gjykata Kushtetues”,  tha ai.

Ai tha se padia e 30 deputetëve është një kërkesë me përmbajtje individuale.

“Ajo që unë vërej është se kërkesa që i është dërguar gjykatës Kushtetuese është një kërkesë, e një grupi deputetësh me përmbajtje të një ankimi individual, sepse pasojat që zgjidheshin lidheshin me individin ndërkohë kërkesa bëhet nga një grup deputetësh. Kombinimi i këtyre të dyjave në referencë të nenit 131 i kushtetutës ka një problem, sepse neni 131 thotë se zgjidh mosmarrëveshjet midis pushteteve dhe jo organeve”, theksoi ai.