Instalimi i paneleve diellore në banesa/ Hasa: Aplikimet hapen në Janar, ja sa do të përfitojnë

schedule14:25 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 14:25 - 20 Dhjetor, 2023

Qeveria do të rihapë sërish thirrjen për të aplikuar për instalimin e paneleve diellore në banesa. Ani Hasa, drejtor i Agjencisë për Eficencën e Energjisë, u shpreh se vitin e kaluar pati një interes të lartë të qytetarëve për këtë nismë pasi një panel i tillë ul ndjeshëm kostot në faturën e energjisë elektrike.

I ftuar në emisionin “Money Report” me gazetaren Genta Dobra, drejtori i Agjencisë për Eficencën e Energjisë theksoi se edhe këtë vit do të përfitojnë dy mijë aplikantë. Thirrja do të hapet në janar dhe, sikurse vitin e kaluar, qeveria do të subvencionojë gati 70 përqind të vlerës së investimit.

“Vitin e kaluar ishte projekt pilot dhe pjesa dërrmuese ishin konfuz në kriteret që do të kërkoheshin, pati disa pyetje. Këtë vit do të jetë e njëjta platformë elektronike. Jemi fokusuar në dy principe pasi duke bashkëpunuar me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe qeverinë, po bëhen draftet finale që duhen arritur.

I pari, kriteret të jenë sa më të thjeshta dhe së dyti, të mos jenë përjashtuese për ta. Të jenë kritere që t’i vijnë në ndihmë qytetarit që të kapin afatet kohore sa më thjeshtë dhe shpejt. Këtë vit do të nisim në janar që të kemi edhe kohë që instalimet të vazhdojnë pa ndërprerje. Numri i përfituesve do të jetë 2 mijë”, u shpreh Hasa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!