Eintrachtit të Frankfurtit i ka bërë mirë pushimi i kombëtareve. Ekipi i drejtuar nga austriaku Hutter nuk hasi probleme përballë Bayer Leverkusen dhe fitoi 3-0 në shtëpi.
Argjentinasi Paciencia me anë të një dygolëshi dhe holandezi Dost ishin autorët e golave. Portugezi shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa Bas Dost vulosi fitoren e ekipit të tij me golin e shënuar dhjetë minuta përpara fundit.
Kjo fitore e ngjit Eintrachtin në vend të shtatë me 14, dy më pak se kryesuesit e Gladbahut. Po kaq pikë numërojnë edhe “Aspirinat” që sonte ishin në një mbrëmje të errët. /abcnews.al
Eintracht Frankfurt – Bayer Leverkusen 3-0
(Paciencia 4′, 17′ (pen), Dost 81′)