Futbollisti brazilian, Neymar po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju që pësoi në muajin tetor gjatë një ndeshje ndaj Uruguait.
Neymar iu nënshtrua një operacioni në fillim të muajit nëntor dhe sezoni ka përfunduar për të. Herë pas here, në rrjetet sociale shfaqen video të rikuperimit të tij, e cila duket tepër e dhimbshme.
Në videot e publikuar së fundmi, shihet Neymar i shtrirë me bark, ndërsa mjeku përkul këmbën e tij duke i bërë ushtrime.
Lojtari brazilian qan dhe bërtet nga dhimbjet, ndërsa dy të tjerë e mbajnë për të mos lëvizur në mënyrë të pakontrolluar./ h.ll/abcnews.al
Neymar Jr in tears as he continues his recovery from his ACL injury.
byu/Ghostface1357 insoccer