Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, Mirilinda Sokoli, vajza e etnomuzikologut të njohur, Ramadan Sokoli, ka zbuluar emisionet e fshehta të atit. Përveç muzikës, ai adhuronte pikturën dhe realizonte shumë vizatime.
“Vizatonte shumë bukur. Kishte të dhëna për pikturë. Ishte pasioni i tij kjo gjë, që nuk e kishte ushtruar në mënyrë artistike, e bënte për vete dhe një nga vizatimet më të bukura ishte Pentagrami lart dhe ai i vogël që mundohet ta arrijë, pra muzika ishte ëndrra e tij. Ai i ka rënë thuajse çdo instrumenti muzikor, kitarës shumë bukur, pianos, pak violinës, flautit se ishte një nga pasionet e tij”.
Sakaq, ajo u ndal dhe te ekspeditat që Sokoli ka bërë me albanologë të huaj, si gjermanë dhe rumunë.
“Ai ka bërë dy ekspedita, ekspeditën gjermano-lindore me gjermano-lindorët dhe shqiptarët, edhe ekspeditën me rumunët. Në të dyja, ekspeditat, të cilat kanë zgjatur me muaj të tërë, ka pasur fatin që të jetë me artistë shumë të njohur në atë kohë, me albanologë shumë të njohur, gjermanë dhe rumunë. Këto ekspedita kanë qene shkolle jete për mua, sepse përveç se ka mbledhur folklor të pafund, i cili ekzistonte në fonotekën e institutit të folklorit dhe qendrimi fshat më fshat, kontakti me njerëzit, mbledhja e këtyre riteve që kanë në këto zona, ka qene me të vërtetë një emocion”./abcnews.al