Boksieri profesionist, Diell Vranoci është shpallur kampion i Austrisë. Ai u ndesh kundër turkut, Anil Ozdemir. Ky i fundit e goditi me kokë, edhe pse Dielli ishte në avantazh, fitoren ia dhanë Anilit.
Si pasojë, menaxheri i tij bëri kërkesë për një rishqyrtim të ndeshjes dhe fitorja padyshim i kaloi Diellit.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, i riu ka treguar të gjitha detajet, duke zbuluar se do të ketë një ndeshje kthimi.
“Menaxheri ka bërë ditën tjetër ankesë menjehrë që ka qene çarje. Ata e kanë shqyrtuar se ka qene goditje me kokë dhe kanë marrë vendimin.
Unë e kam udhëhequr gjashtë raunde ndeshje. Ndërkohë, përgjigja më erdhi pas pesë ditësh. Rripin ma ka sjell menaxheri. Ne kemi qene duke festuar festat e fundvitit dhe ai ma ka bërë befasi, kur ka ardhur dhe ma ka dhënë.
Unë jam gati dhe për një ndeshje kthimi, kur të duan ata”, u shpreh Dielli./abcnews.al