Mesditën e kësaj të hëne, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti përcaktues i raundit të 1/16-ve, të UEFA Champions League, ku padyshim ndër sfidat më spektakolare, për të mos thënë më spektakolarja do të jetë përplasja mes nënkampionëve të Evropës, Inter dhe “Los Colchoneros” spanjollë të Atletico Madrid.
Pas hedhjes së shortit, një koment mbi kundërshtarin e ka bërë edhe ish-lojtari i Inter, tashmë trajner i Atletico Madrid, Diego Simeone, i cili e konsideron përballjen, si një sfidë që do të donte ta shmangte, pasi vihej përballë një ekipi me të cilin ka një të kaluar të rëndësishme si futbollist e më tej theksoi lidhjen që ka me “Zikaltërit”.
“E dimë se sa e komplikuar është Champions League. Çdo ndeshje prezanton vështirësi dhe momente kritike. Ata vitin e kaluar kanë bërë një rrugëtim të madh në këtë kompeticion dhe jam i lidhur me një afrimitet të veçantë me zëvendëspresidentin e tyre, Javier Zanetti, pa harruar këtu faktin që kam veshur atë fanellë në të kaluarën. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”,- u shpreh teknikut argjentinas. /i.m /abcnews.al