Raundi i 1/16-ve të UEFA Europa League, ja kur do të zhvillohen sfidat e kësaj faze, Milan e Roma në orare të ndryshme

schedule20:56 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 20:56 - 18 Dhjetor, 2023

Pas publikimit të ndeshjeve, të raundit të 1/16-ve, të UEFA Europa League, UEFA ka publikuar pasditen e kësaj të hëne edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve të fazës së parë me eliminim direkt në Ligën e Europës. Sfidat në këtë tur shohin të zbresin në fushë skuadra shumë të njohura, që luajnë për vijimësinë në turne.

Ajo që bie në sy është që në ndarjen që ka bërë UEFA për oraret e sfidave, të cilat si zakonisht do të luhen të enjteve, “Verdhekuqtë” e Roma-s dhe “Djajtë” e Milan luajnë në orare të ndryshme për të pasur shikueshmëri më të madhe.

Datat dhe oraret e të gjitha sfidave:

E enjte, 15.02.2024

Ora 18:45

Feyenoord-Roma
Young Boys-Sporting Lisbon
Galatasaray-Sparta Prague
Shakhtar Donetsk-Olympique Marseille

Ora 21:00

Milan-Stade Rennes
Lens-Freiburg
Benfica-Toulouse
Braga-Qarabag

E enjte, 22.02.2024

Ora 18:45

Stade Rennes-Milan
Freiburg-Lens
Toulouse-Benfica
Qarabag-Braga

Ora 21:00

Roma-Feyenoord
Sporting Lisbon-Young Boys
Sparta Prague-Galatasaray
Olympique Marseille-Shakhtar Donetsk  /i.m /abcnews.al