(majtas Nardi Idrizi-djathtas Emiliano Jakupi)
Prokuroria e Athinës ka ngritur zyrtarisht akuzat ndaj dy të dyshuarve për plagosjen e 3 të rinjve grekë në zonën e Gazit në Athinë.
Ndërkohë sipas burimeve, 33 vjecari grek nga Kreta, i plagosur rëndë, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e plumbit që ka në kokë.
I plagosuri 33-vjecar quhet Dimitris O. në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë vëllai tij Giannis O. dhe Franciskos R.
Nardi Idrizi, 37 vjec, person në kërkim akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë” në seri, “armëmbajte pa leje” dhe “përdorim arme”. Ndërsa i arrestuari Emiliano Jakupi, 33 vjec, akuzohet për “bashkëpunim në vrasje të mbetur në tentativë” në seri. Ky i fundit do të paraqitet në Prokurori ditën e mërkurë.
Ndërkohë, Jakupi në vitin 2008, kur ishte 18 vjec është akuzuar për “trafik klandestinësh”. Në vitin 2010 është akuzuar për “trafik droge” nga Gjykata e Thesprotisë. Në vitin 2012 është akuzuar në Halandri për “pjesëmarrje në organizatë kriminale të lidhur me vjedhje, armë e drogë”. Në vitin 2015 është akuzuar në Athinë për “vrasje të mbetur në tentativë”, “plagosje të rëndë” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”. Në vitin 2019 është akuzuar në Patra për “pjesëmarrje në organizatë kriminale në lidhje me falsifikime dhe vjedhje” ku kishte marrë masën “detyrim paraqitje” 1 herë në muaj në Komisariatin e Melisias./abcnews.al


