Christoph Freund, drejtori sportiv i Bayern Munich, kundërshtari i radhës i Lazio në raundin e 1/16 në Champions League, ka kompetuar shortin e Nyonit.
“Jemi shumë të lumtur që jemi në 1/16. Kundërshtarët italianë janë gjithmonë të vështirë për t’u përballur. Lazio është një ekip ekspertësh, me shumë përvojë në nivel europian.
Ata janë duke luftuar në ligë për momentin, por do të jenë ndeshje shumë tërheqëse që mezi presim të luajmë. Shpresojmë se mund të vendosim një themel të mirë për veten tonë në Romë. Qëllimi ynë është padyshim të kalojmë në raundin tjetër”, është shprehur ai./h.ll/abcnews.al