Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me armë zjarri të 40-vjeçarit Aleksandër Curri, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës.
Autori është një 59-vjeçar, Dede Bici, i cili është banues në Lezhë.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 59-vjeçari ka plagosur Currin, për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e Bicit./abcnews.al