Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i Berishës/ Seanca nuk shtyhet, rrëzohet me 6 vota kërkesa e avokatëve

schedule12:36 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 12:36 - 18 Dhjetor, 2023

Me 6 vota kundër Këshilli i Mandateve ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për pezullimin e mbledhjes ku diskutohet heqja e imunitetit së ish-kryeministrit, për t’i hapur rrugë arrestimit të tij me kërkesë të SPAK.

“Në respekt të procedurës, kërkesa në fakt do duhej të ishte e bazuar në një normë kushtetuese ose ligjore, para pak ditësh pezulluam shqyrtimin e emigrantëve sepse Kushtetuesja e kaloi cështjen për gjykim. Kërkesa sot nga këshilli i rregullores dhe mandateve të një kërkese të SPAK është një kërkesë që shqyrtohet në kuadër të kushtetutës dhe nuk ka një arsye të bazuar në ligj  për tu pezulluar. Keni bërë një kërkesë në kushtetuese dhe sot kërkoni të pezullohet, kjo kërkesë e re. mund ta kishit bërë më parë, dhe sot të kishte një vendimmarrje që mund të legjitimohej në kuadër të kushtetusmërinë. Sot jemi para trajtimit të një kërkese për autorizim, është një situatë tjetër, duhet të bazohemi diku. Duhet të vijojmë me shqyrtimin se nuk ka asnjë dispozitë ligjore, apo vendim që të mund ta detyrojë këtë këshill të vijojë me shqyrtimin e kërkesës” tha Bushka.

I të njëjtit mendim, për të vijuar mbledhjen, ka qenë edhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

“ Në aspektin faktit u pretendua se kërkesa përfshin edhe këtë procedurë parlamentare. Procedurë që ka nisur në 12 dhjetori 2023. Sipas të dhënave është një datë më parë se sa data kur është depuzituar në kushtetuese kërkesa e deputetëve. Bazuar në ligjin për kushtetuesen dhe rregulloren e parlamentit, do kishte bazë një kërkesë për ta pezulluar derisa kushtetuesja të shprehej me nje vendim nëse do kishte kërkesë për pezullim. Në argumentim do shtoja, teorikisht mund të ndodhë që e gjithë procedura mund të ketë ves kushtetues, rruga ligjore dhe kushtetuese për ta diagnostikuar këtë virus është sërish kushtetuesja. Avokatët kanë gjithë të drejtën, ose të paraqesin kërkesë të re, ose të bëjnë një shtesë, ndaj jam iI mendimit që kjo kërkesë të mos pranohet, “ tha ai

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!