Zjarr në një hotel që do të priste refugjatë në Irlandë, dyshohet për zjarrvënie

schedule15:49 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 15:49 - 17 Dhjetor, 2023

Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në një hotel në qarkun irlandez Galway, i cili do të priste 70 azilkërkues këtë javë, me policinë lokale që konfirmoi se  kishte nisur një hetim për zjarrvënie.

Zjarri shpërtheu rreth orës 23:35 në hotelin e shekullit të 19-të, i cili ka qenë jashtë funksionit gjatë viteve të fundit.

Disa orë më parë, protestuesit ishin mbledhur jashtë hotelit Ross Lake House, duke bllokuar hyrjen e tij, për të mos zbatuar planin e qeverisë për strehimin e azilkërkuesve në ambientet e tij.

Siç thekson gazeta britanike, në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka qenë askush brenda ndërtesës, i cili u vu shpejt nën kontroll. Sot ambientet e hotelit do të kontrollohen nga një ekip ekspertësh për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë shpërthyen trazira të shumta në Dublin, pas një sulmi me thikë ku mbetë të plagosur tre fëmijë dhe një grua.

/abcnews.al