VIDEO/ Bochum nuk fal në shtëpi, Dortmund ngec në Augsburg, Wolfsburg mund skuadrën e Gjasulës

schedule18:36 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 18:36 - 16 Dhjetor, 2023

“Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë ngecur në transfertën e Augsburg, me përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, që u mbyll në barazimin, 1 me 1.

Kjo sfidë rezultoi shumë e luftuar, ndërsa ishin vendasit ata që zhbllokuan takimin me Demirovic në minutën e 23’, megjithatë, djemtë e Edin Terzic u kundërpërgjigj shpejt, me Malen që barazoi në minutën e 35’.

Fraksioni i dytë, pavarësisht rasteve nuk solli më raste, duke bërë që takimi të mbyllej me rezultatin 1-1, me asnjërën prej Augsburg dhe Dortmund, që nuk mundën të rikthehen të fitorja as këtë javë dhe pas javës së 15-të Augsburg renditet në vend të 10-të me 18 pikë, teksa Dortmund në vend të pestë me 26 pikë.

Ndërkaq, në përballje të tjera, Bochum fitoi me rezultatin e thellë, 3 me 0 ndaj Union Berlin, Wolfsburg fitoi me 10 lojtarë transfertën e Darmstadt, ndërsa skuadra e Mainz vazhdon formën negative, teksa kësaj radhe u mund nga skuadra e Heidenheim, me rezultatin 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Mainz 0 – 1 Heidenheim

Bochum 3 – 0 Union Berlin

Augsburg 1 – 1 Borussia Dortmund

Darmstadt 0 – 1 Wolfsburg