Një 29 vjecar është vënë në pranga e policisë në Elbasan. I riu u pikas nga punonjësit e policisë në tentativë për të vjedhur kabllot e energjisë elektrike.
Burime zyrtare thanë se gjatë momentit të arrestit 29-vjecari ka kanosur punonjësit e policisë.
“Sapo janë njoftuar në mesnatë, se po vidheshin kabllot e energjisë elektrike të një pallati në lagjen “Partizani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e autorit.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi 29 vjeçari, banues në Elbasan.
Sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, ai i ka kanosur ato, me sende të forta (gurë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.” thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al